Efekti Britani: Finlanda don me dalë nga BE’ja

Nji nga liderët e partive të djathta finlandeze, Sebastian Tjunkjunen, kërkon nji referendum për shkëputjen e Finlandës nga Bashkimi Europian deri në Dhetor 2017. Tashma janë mbledhë 10.000 nënshkrime, nji e pesta që kërkohen për nisma që të merren parasysh nga parlamenti, njoftojnë mediat finlandeze.

Simbas kreut të organizatës rinore finlandeze, Bashkimi Europian vetëm shkakton kaos në Europë dhe Finlanda ka nevojë për nji nismë të tillë.

Simbas transmetuesit finlandez, peticionin tashma e kanë nënshkrue ma shumë se dhetë mijë njerëz, dhe popullariteti i kësaj iniciative qytetare asht në rritje.