‘Ekathimerini’: Trafiku i drogës i ka lidhjet në qeverinë shqiptare!

kathidrogaa

Mbas nji hetimi që zgjati të paktën 1 vit policia zbuloi nji rrjet nderkombëtar që fitonte miliona euro tue furnizue Europën me landë narkotike ndërsa asht tue hetue për nji nga liderat e tij që dyshohet se ka lidhje me qeverinë shqiptare.

Ai asht nji 44-vjeçar shqiptar që ka rekorde kriminale të lidhuna me drogën i cili ishte emnue nga qeveria për të mbikëqyr çashtjet e transportit në qytetin e Sarandës në vitin 2014 pamvarësisht se ishte akuzue nga opozita shqiptare.

15 persona u arrestuen, 13 grekë dhe 2 shqiptarë gjatë bastisjeve të kryeme të Diellën në komunat e Attica si Afidnes, Aspropyrgos, Glyka Nera, Ymittos, Korydallos, Kallithea dhe Kifissia, si dhe në ishujt Salamina, Zakynthos dhe në Veria, në Greqinë e veriut.

Në total u konfiskuen 678.5 kh kanabis sativa të msheft në ishullin e Zakynthos.

Hetimet po ashtu thuhet se janë tue u zhvillue edhe në Belgjikë.

Simbas njisisë së narkotikëve në polici, rrjeti ka qenë aktiv që prej të paktën vitit 2014 që ka përdor kamionë dhe skafe për të transportue sasi të mëdha të kanabisit dhe kokainës në Greqi, Shqipni, Bullgari, Spanjë, Holandë, Britani, Austri, Belgjikë dhe Norvegji.

Policia tha se droga importohej në Greqi nepërmjet skafeve nga Shqipnia dhe më pas shpërndahej n’Europë nepërmjet nji kompanie fallse të transportit nderkombëtar me kamionë me bazë në Greqi dhe me filiale në Bullgari dhe Austri.