Ekipa e Trump, kush janë emnat ma të përfolun!

Takimi mes Barack Obamës dhe Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë i ka dhanë nismë procesit të kalimit të presidencës që ka me zgjatë deri me 20 Kallnor të 2017’tes kur lideri i ri ka me marrë në zotnim Zyrën Ovale.

Trump po përzgjedh emnat që ka me perfshijë në administratë dhe me shumë gjasa do të këtë vend edhe për femijët Donald jr, Erik e ndoshta edhe për Ivankën.

Sa i përket pozicioneve kyçe ka pasiguni, e megjithatë në media po përvijohen disa prej bashkëpunëtorëve të mundshëm.

Guvernatori i New Xhersit, Chris Christie, asht nji prej 5 enave që qarkullojnë për dy poste, atë të ministrit të Drejtësisë ose të Mbrendshëm.

Në garë me të janë guvernatori i Arkansasit, Asa Hutchinson, ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich, ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Rudi Giuliani dhe guvernatorja e Oklahomes, Mary Fallin.

Sa i përket pozicionit strategjik të Sekretarit të Shtetit, emmi ma i përfolun asht ai i John Bolton, nji diplomat me shumë përvojë.

Detyra e tij e fundit ka qenë ajo e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në OKB nën administratën e
George W.Bush nga 2005 në 2006.

Vitet e fundit Bolton asht aktivizue si lobist dhe ka qenë gjithashtu këshilltar i politikës së jashtme të Mit Romney’t, kandidat në presidencialet e 2012-s, kritiku ma i ashpër i Donald Trumpit.

Për Pentagonin flitet për gjeneralin në pension, Michael Flynn, që gjatë këtyne muejve ka qenë nji prej këshilltarëve ma të afërt të manjatit të pasunive të paluejtshme.

Në listë asht edhe senatori i Alabamas, Jeff Sessions, që asht pjesë e të ashtuquejtunës “transition team”.

Thesari mund të shkonte për Steve Mnuchin, ish-partner i “Goldman Sachs”, dhe eksponent i nji prej familjeve ma në za të financave në New York.

Mnuchin ju afrue Trumpit që në pranverë me detyrën për me gjetë donatorët e mundshëm për fushatën.

Edhe pse nuk grumbulloi shumë, ruejti besimin e presidentit të sapozgjedhun.

Për dikasterin energjetik përflitet Harold Hamm, miliarderi nga Oklahoma që foli lidhun me këtë fushë në konventën republikane të Klivelandit në muejin Korrik.

Pjesë e administratës besohet se do të jenë edhe mbështetësit e hershëm.

Për Ministrinë e Shëndetësisë favorit asht Ben Carson, kirurgu në pension që mbështeti Trumpin që prej fillimit.

Pikërisht atij do t’i takonte përgaditja e reformës në shëndetësi, me të cilën ka me zavendësue “Obamacare”, sikur premtoi Trumpi gjatë fushatës.

Nji karrige duhet t’i rezervohet edhe Sara Palin, ish-guvernatore e Alaskës eksponente e lëvizjes konservatore “Tea Party”.

Palin u shpreh pro Trumpit me 19 Kallnor të 2016’tes, para se me fillue gara mbrenda partive.