Eklipsi i Hanës, nji spektakël i rrallë. Vrojtohet edhe në Prishtinë

La luna sul cielo di Roma, 25 aprile 2013. ANSA/ALESSANDRO DI MEO

Shumë qytetarë edhe në  Kosovë kanë mundësinë me vrojtue Eklipsin e Hanës, nji fenomen i rrallë astronomik.

 

Llogaritjet e astronomeve tregojnë se Dielli, Toka dhe Hana kanë me qenë në nji linjë shumë të ngushtë, dhe nuk ka me pas nji eklips të plotë hanor.

 

Ata tregojnë se bahet fjalë për atë që njihet si “Eklipsi Hanor Penumbral”, ose “Eklipsi Hanor Gjysëhije”.

 

Për me vrojtue këtë fenomen të rrallë astronomik edhe kësaj here asht kujdes Klubi i Astronomëve Amator të Kosovës  tue u dhanë mundësi edhe qytetarëve me  përcjellë nga afër këtë ngjarje madhështore në qendër të Prishtinës.

 

Vrojtimi po bahet me paisje të sofistikueme dhe të posaçme të cilat i posedon klubi i astronomëve për vrojtimin e kësaj ngjarje astronomike.

Eklipsi i Hanës pritët me u ba prej orës 18 deri 23.