Ekskluzive: Avokati e konfirmon per Rrokum: Thaçi lirohet sot ose neser!

Në seancën e fundit, ditën e djeshme, Komandanti i policisë Nehat Thaçi asht shpallë i pafajshëm ndërsa verdikti final “pritet me ju dhanë gjatë ditës ose ma së largu nesër”, ka thanë për Televizionin Rrokum Sead Spahovic, avokat i policit Nehat Thaçi.

Lidhun me çashtjen pjestarë të familjes serbe Milanovic kanë deklarue se nga shtëpia e tyne ne Kosovë nuk i kishte perzanë Nehat Thaçi.

Thaçi asht në paraburgim që nga 28 Shtator, kur u arrestue në bazë të vendimit të Gjykatës së Naltë në Nish për kapjen e tij, nga viti 2010.

Mandej ai u transferue në Beograd, me 10 Tetor, ku u morë në pyetje në Prokurorinë për Krim të Organizuem, e cila ka hapë procedurën kundër tij për veprën penale terrorizëm, gja që ai gjatë intervistimit e ka hedh poshtë.

 

 

thaciiii