Ekskluzive: Buxhovi tregon detajet e Referendumit te vitit ’91, driten e gjelbert per Referundum na e solli Rugova nga vizita ne SHBA!

Kosova nuk rrezikohet nga jashte  por nga mbrenda si kjo elite politike e cila po  e mban vendin ne mjegull.

Jusuf Buxhovi, themelues i LDK’s ka fole gjane e gate per aktualitetin politik ne Kosove, referendumin e vitit 1991 per pamvaresi, procest ne LDK por edhe per klasen politike ne vend qe simbas tij ja kane humb shpresen popullit dhe po e mbajne peng jeten e femive tane.

Buxhovi ka rrefye ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin se driten e gjelbert ne vitin 1991 per Referendumin per pamvaresi e ka sjell Presidenti Rugova mbas nji vizite qe ka ba ne SHBA.

Ai ka thane gjate kesaj periudhe Referendumin e kane vezhgue dikun  dikun 200 vezhgues te OSBE’s dhe simbas tij kjo ngjarje ishte gurthemel per me leviz proceset perpara ne vend ku kane dale 900 mije votues.

Profesor Buxhovi ka thane se atehere jane krijue dy diskurse si ai i shtetndertimit qe asht udheheq nga LDK dhe ka qene krahu i luftes, tue shtue se ne kete rruge asht krijue edhe diskursi i tradhetareve por edhe herojeve dhe kjo ka shkaktue edhe kriza dhe kjo nuk i falet as LDK’s por edhe krejt Kosoves.

Buxhovi ka preke edhe temen e vrasjeve te luftes por edhe mbas luftes dhe shume aktivisteve te LDK’s, tue thane se kjo nuk i falet LDK’s e cila nuk ka arrite me sqarue kete plage te rande per vendin.

Derisa per Kosoven dhe shtetin e ri, Buxhovi ka thane se Kosova nuk rrezikohet nga jasht por ajo rrezikohet nga mbrenda nga nji klase e korruptueme e cila ka shkaterrue arsimin, kulturen, bujqesine por edhe krejt poret e shoqnise.

Ai ka thane se po shkaterrohet ardhmenia e femive tane dhe ata po mbesin peng i disa krimineleve te cilet po bajne vetem mjegull dhe nuk po ngopen as nga paret por edhe haraxhi.

Buxhovi ka thane se vendit i duhet nji klase politike e cila do te duhej me u ba prej nji klase intelektualesh si te viteve ’90 e cila kishte me nxjerr vendin nga kjo mjegull dhe ky kaos politik dhe me kthy numrin e votuesve prej 900 mije vetash ne procese te randesishme politike por edhe ne zgjedhje.