Ekskluzive: Fatmir Sejdiu e Isa Mustafa nuk ia japin dorën njani-tjetrit

Dega e dytë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë ka shënue 26 vjetorin e themelimit të saj, ku ka marrë pjesë i pari i LDK’s, Isa Mustafa dhe ish-Kryetari i saj, Fatmir Sejdiu.

Mirëpo këto 2 figura të nalta të LDK’s nuk e përshëndetën njani- tjetrin.

Megjithatë, Isa Mustafa dhe Fatmir Sejdiu ishin bashkë…, por vetëm në fotografinë e dikurshme që shfaqej në monitorin e madh, në krye të sallës.

Në fjalën e tij, Kryeministri theksoi se LDK’ja asht partia që ka kontribue në shtetndërtimin e Kosovës.

Për fund, kreu i LDK’s, Isa Mustafa dhe Kryetari i Degës së dytë, Mustafë Krasniqi shpërndanë disa libreza anëtarësie.