Ekskluzive: Gervalla sfidon Mustafen: Dil ballafaqohu publikisht nese je burr…meri me vete ismetbeqirat, lutfihazirat e agimveliat

“Ndodhi vakia ne LDK. Une jam teper e çuditun! Kam shkue si kryetare e deges me marr pjese ne mbledhje, para 2 dite isha ne mbledhje me kryetaret e degeve tjera. T’ju them te drejten, jam ma shume se e tronditun se si mundet me ndodh nji gja e tille ne LDK! Nese Isa Mustafa e Ismet Beqiri mendojne se munden me me ndale me kete, ku nderkohe une jam perballe me nji shtet te tane te Serbise, e kane gabim. Kjo kaher s’asht LDK e Ibrahim Rugoves. Njisoj si partite tjera, edhe LDK asht kthye ne grup interesi….”

Keshtu tha ne Rrokum Roll, kryetarja e deges se LDK’s ne Gjermani, Donika Gervalla.

Simbas saj, Ismet Beqiri e te tjeret i frigohen te vertetes. “E them publikisht, Sekretari i Pergjithshem i LDK Ismet Beqiri asht rrenc, rren per çdo dite”, tha ajo tue shtue se aty vetem KFOR ka mungue.
“Nuk e kuptoj se nga vjen kjo frige ndaj meje, por as nuk due e as nuk muj me kuptue se nga i vjen friga Isa Mustafes ndaj meje?! Ai e din çfare autoriteti ka.

I baj thirrje kolegeve tjere, nese mue ma bajne kete, paramendoni çka bajne me njerezit e tjere ne menyre publike e jo publike.

I baj ftese publike nga kjo studio, me dale me Isa Mustafen e me lutfihazirat, ismetbeqirat, me dale me ba diskutim publik, ose ketu ose me ndonji shesh tjeter.

Por, per me ba kete te duhet burrni, e une burrni te Isa Mustafa nuk kam pa!

Nuk e di qysh duen me i dale perpara grave, vajzave e nananve te tyne. Perpos Vjosa Osmanit, askush tjeter nuk bani za, asnji za nuk u ndigjue, e kjo mue po me brengos”.

“Duroj masa ligjore, por nuk duroj askush me me prek me dore”.

Ne vazhdim te bisedes, Gervalla lidhun me marreveshjet e nenshkrueme, ate te Asociacionit dhe Demarkacionit, te cilat i vleresoi si shume te damshme per vendin, tha se ne komentet e gazetave prestigjioze te hueja dhe ne komentet qe i merr ajo ne menyre private nga persona qe percjellin delegacionin e Kosoves ne Bruksel, thuhet se pala kosovare shkon shume e papregaditun dhe se ata jane te shokuem nga kjo gja.
Simbas saj, LDK duhet me shkue ne zgjedhje te jashtezakonshme, por mbas nji procesi qe vjen si rrjedhoje e diskutimeve te hapuna midis kryetareve te degeve te LDK.

“Pse bame zhurme na kur u ba koalicioni. Se e kemi dite qe ka me degradue ne raportet me anetaret e saj e qytetaret”, tha ajo, tue shtue se e vetmja menyre me dale nga kjo gjendje qe aktualisht asht LDK, asht me i thirre para pergjegjesise kryesuesit e partise.

“Na nuk jemi PDK qe Kadri Veseli me na reshtue e me na tregue kur me duertrokite”, tha ajo, tue i ba thirrje Isa Mustafes me shkue me te neper dege te LDK, e qysh tha ajo – le ta shohin kujt ia mbyllin deren.

“Mue nuk me intereson qe ma mbyll deren nji kategori e tille.
Asht Rusia, Turqia, ish-Jugosllavia”, u pergjigj Gervalla ne pyetjen se nga po e merr modelin Mustafa per partine e tij.

Nuk e çoi zanin askush, e mandej po vijne si gra te keqija me m’fole “Donika si je”. Nuk po due me m’fole”, tha ajo.

LDK e ban Donika Gervallen me lot!

Krejt ne fund, kur u pyet nga moderatori Jupolli se si u priten keto skena nga nana e saj Syzana Gervalla, tue i marre parasysh ato qe i ka perjetu nga vrasja e Jusuf Gervalles dhe dhuna sistematike e UDB’s, zoja Gervalla nuk mundi me dhane pergjigje se e tradhtuen lotet.