Ekskluzive: Haradinaj komenton deklaratën e Ambasadorit Delawie dhe debatin e sotëm. Qe qysh e ka kuptue ai deklaratën e tij

Mali i Zi duhet me reflektue per hirë të fqijësisë së mirë, dhe njiherit duhet me qenë falenderuese që e pranojmë aty ku asht sot, sepse shtrihet në toka shqiptare, e nuk duhet me synue me hy deri mbi Pejë

Ramush Haradinaj, lider i AAK’s, ka qene i ftuemi ekskluziv ne  emisionin Rrokum Roll.

Moderatori i emisionit, Fidan Jupolli, i ka kerkue Haradinajt nji koment per veprimin e fundit te Qeverise se Kosoves qe ka thirre mbledhje te Qeverise, fillimisht sonte, por mandej tue e shty per neser.

“Per mue asht e kuptueshme me u thirre kjo mbledhje, tue i pa zhvillimet e sotme ne debat, ku u qartesue çdo gja rreth gabimeve qe jane ba ne Demarkacionin me Malin e Zi”, ishte komenti i Haradinajt.

Ai shtoi se, derisa e kane thirre kete mbledhje, diçka ka ndodhe, asht e pakalueshme kjo dite dhe ajo çka ka ndodhe sot.

“Krejt kjo ka ba qe, sot deputetet kane reflektue dhe e kane pa qe jane keqinformue”, ka thane ai, tue ba me dije se, “disa prej deputeteve bile, ma kane thane hapun, se jane mashtrue”.

Haradniaj komentoi deklaraten e Ambasadorit amerikan Greg Delawie, i cili ka thane se krejt kjo asht nji çashtje fallco  dhe marreveshja duhet me u votue.

“Nese Kuvendi e kundershton marreveshjen, ambasadori amerikan ka me respektue kete, dhe ai tha, po ashtu se, qysh do qe votoni, Qeveria amerikane asht me popullin e Kosoves”, tha Haradinaj.

Simbas Haradinajt, per here te pare, Ambasadori amerikan shtoi diçka te randesishme ne deklaraten e tij dhe nuk e tha ne forme te preme, sikurse herave tjera.

Haradinaj ne vazhdim ka thane se, sot kemi qene deshmitare te nji standardi te ri politik ne Kosove, qe asht kallxues se Kosova ka kulture politike dhe te debatit.

“Mali i Zi nuk ka interes me teprue me shqiptaret, sepse ata edhe sot kane toka shqiptare, e nese vendosin me ba nji gja te tille, atehere ka me pase pasoja te medha ne te ardhmen”, ka thane Haradinaj, tue ba me dije se, shqiptaret kane qene te zote qe me i thane jo edhe vendeve ma te fuqishme se Mali i Zi.

Megjithate, Haradinaj ka qartesue se me kete nuk ka qellim me ofendue Malin e Zi.

Haradinaj ka perserite se kjo marreveshje nuk ka me kalue ne Kuvend ne asnji menyre.

“E kam problem me kuptue Kryeministrin Mustafa pse po e mban qendrimin e tij per Demarkacionin, por sot e ka ma lehte ai bashke me Presidentin Thaci me ndryshue mendimin, sepse nese nuk ndryshojne, munden me lane me kuptue se kane dicka pesonale ne kete cashtje”, ka shtue ai.

“Shpresoj qe Mali i Zi e kupton se asht interes i dyanshem me rikqyre marreveshjen, nuk i japim ma asnji meter toke askujt, ka perfundue kjo pune ma”, tha Haradinaj, i cili po ashtu tha se, “nese sot leshojm pe te Mali i Zi deri mbi Peje, neser Serbia ka me lype me ardh deri n’Iber”.

“Boll ma, nuk japim ma toka, dhame Plave e Guci, Toplicat e Nishin, nuk jane ma shqiptaret ata qe kane qene”, ka sqarue Haradinaj.

Ai ka thane se deri ne vitin 2009 asht shtrue rruga deri ne Çakorr me paret e Kosoves dhe kjo pune asht shume e qarte, tue shtue se ajo toke asht e krejt shqiptareve.