Ekskluzive: Kajtazi i kallxon faktet e telefonates se Kryeminsitrit: Mbasi ta vertetojne organet kercenimin, Kryeministri duhet me dhane doreheqje

I ftuemi i dyte ne Rrokum Roll ishte Vehbi Kajtazi nga portali Insajderi.

“Kisha dashte me u permend per shkrimet e mira, per hulumtimet e mira. S’asht qe s’jam mesue me keto, por asht ngarkese e panevojshme per mue”, tha nder tjera ai lidhun me shkrimin per vllaun e Kryeministrit Isa Mustafa.

“Per mue ka qene nji shok, se nuk kam mendue se deri ne kete nivel ka me ra Kryeministri i nji vendi. Une e marre seriozisht kercenimin e tij, per shkak te pozites se tij dhe guximit te tij, se e dijme te tane se ai e perdor policine per hesape te veta, kam shkrue edhe vet per keto gjana”, tha Kajtazi.

Tue thane se Kryeministri u tall me qytetaret qe iknin nga vendi, ai shtoi se asht e dhimbshme qe Kryeministri ma shume kujdeset per imazhin politik, se sa per vllaun e tij.

“Nese krejt mediat nderkombetare shkruejne per kete, kjo kallxon se asht e randesishme per opinionin publik”, tha Kajtazi tue shtue se qendron mbrapa ketij lajmi pike per pike, e qysh tha ai – “ndihem krenar qe asht shkrimi im”.

Tue e arsyetue lajmin e tij, Kajtazi tha se kur i bashkohet lajmit qe turmes se ikjes se qytetareve i asht bashkue edhe vllau i Kryeministrit, atehere kjo e perbane nji lajm te madh.

“Asht situate totalisht e pashprese, e kemi nji pushtet qe nuk hiqet nga pushteti, e kemi nji opozite qe s’heq dore nga kauza e vet, e kemi nji shendetesi te mjerueshme, e kemi nji polici qe asht kthye ne vegel te pushtetit, kemi gjykata te “pamvaruna” qe ne to ka ndikim pushteti”, pershkroi situaten nga kandi i tij  Kajtazi.

“Biseda ka qene e shkurte 55 sekonda. Sot e kam publikue numrin qe marr pergjegjesi per shkelje te privatesise ne kete rast”, tha Kajtazi, tue e kallxue telefonin me numrin privat te Kryeministrit Mustafa.

“Ai nuk e mohoi qe m’ka telefonue, veç qe me ka kercenue, atehere kush mundet me me thirre prej numrit te tij, kush mundet me me thane mue ‘a s’ki pune tjeter veç me u marre me vllaun tem a’, kush?”, pyeti Kajtazi.

Kajtazi shtoi se ka prite prej Kryeministrit me kerkue falje, por qysh tha ai, “kur as ministrit Abrashi nuk ia ka hape telefonin, atehere menjihere e kam publikue rastin”.

Kajtazi sqaron se biseden e inçizueme e ka vetem ate te ministrit Abrashi, e jo edhe te Kryeministrit Mustafa, e si arsyetim ai dha – asht ne Viber ende s’e kam aplikacionin.

“Kryeministri dje e ka ba nji gjest qe ndoshta sot asht pendue, por nuk ka kerkue falje, e kjo te len me kuptue se kercenimi asht ma serioz”, vleresoi ai.

Kajtazi kallxoi se ka me kerkue damshperblim nga Kryeministri per shqetesimet qe ia ka ba atij personalisht, dhe familjes se tij.

“Po pres çka ka me ndermarre shteti, i cili drejtohet nga Isa Mustafa”, tha ai.

E ai shtoi se edhe pse ka kesi presione, kurre nuk ka mendue me lane profesionin e tij, madje i bani thirrje gazetareve qe me u marre me gazetari hulumtuese e mos me heq dore pamvaresisht presioneve te tilla.

Kajtazi theksoi se nese organet kompetente vleresojne se ky asht kercenim, atehere Kryeministri duhet me dhane doreheqje e me dale para drejtesise.