Ekskluzive: Kjo asht marrëveshja e PLE’s dhe Partisë së Ashkalijve me Kryeministrin Haradinaj, për votën pro tij (video)

Berisha: Nese Haradinaj nuk i permbahet marreveshjes, kemi me votue pro rrximit te tij si Kryeminister

Veton Berisha, nga Partia Liberale Egjiptiane, ka fole ne Rrokum Roll të Televizionit Rrokum per fenomenin e keqperdorimit te femive te ketij komuniteti ne raste te caktueme.

Ai ka ba thirrje qe femite e ketij komuniteti me u heq prej udheve dhe me u dergue ne shkolla.

“Per hir te vertetes, ne te shumten e rasteve jane femi te komunitetit rom, pa dashte me ba diferencime, por institucionet e Kosoves duhen me ba ma shume ne kete drejtim”, ka shtue Berisha.

Ai asht shpreh i gatshem me dhane kontributin e tij ne parandalimin e ketij fenomeni.

Ne vazhdim Berisha ka fole per aktualitetin politik ne Kosove.

“Na jemi fajtorë per humbjen e mundesise me pase nji minister ne Qeverine e Kosoves qe kishte me qene historik per komunitetin egjiptian”, thekson ai, shkruen Rrokum.TV

Ai ka prezentue ne Rrokum nji marreveshje te bame me kryeministrin Haradinaj, qe ky komunitet me pase perfaqesim te denje ne poste te ndryshme udheheqese.

Ai ma tej ka theksue se, ne nji periudhe 3-6 muej ka me pa nese kryeministri Haradinaj nuk e implementon kete marreveshje, ne te kunderten paralajmeron largimin nga koalicioni qeverises, madje edhe pjesemarrje ne votim per rrximin e Qeverise./Rrokum.TV

Emisioni i plote: