Ekskluzive: Koalicioni AAK – NISMA shkon në seancën solemne

lekaj-roll

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në takimin e mbajtun sot vendosi që nesër me u mbajtë nji seancë solemne për rekomandimin e vizave, ku Kryeparlamentari Kadri Veseli u shpreh i bindun se ka me qenë pozitiv.

E thirrjes të Veselit për me marrë pjesë në seancë, koalicioni AAK – NISMA i pergjigjet pozitivisht.

Këtë e konfirmoi për Televizionin Rrokum, deputeti i AAK’s, Pal Lekaj.

“Kemi me marrë pjesë se asht nji çashtje e randësishme për Kosovën, dhe se aty merr pjesë edhe mysafirja e çmueme Federica Mogherini”, tha ai për Rrokum TV.

E se a ka me marre pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje, Lekaj tha se nuk kane bisedue.