Ekskluzive: Kosovarja tregon për asteroidin që mban emnin e saj (video)

Astronomja Pranvera Hyseni, ka qene e ftueme ekskluzive ne Ditë Mbas Dite të TV Rrokum.

Çika kosovare ka tregue ne Rrokum se nji asteroid mban emnin e saj.

“Mbas 6 muejve qe asht nominue, asht pranue qe asteroidi me mbajte emnin tim”, thekson ajo.

Ajo thote se ndjehet krenare qe mban flamurin e Kosoves ne perfaqesimet e saj.

Ndersa, shprehet se, pret ma shume perkrahje nga institucionet kosovare.

Hyseni ne vazhdim ka thane tregue per takimet me personalitete te ndryshme botnore te hapsines.

Ajo tregon se gjithmone ka permend Kosoven ne keto takime dhe i ka ftue me vizitue Kosoven.

Kosovarja Hyseni ka deklarue ne Ditë Mbas Dite se, nji prej andrrave te saj asht futja e Kosoves ne programet hapsinore, edhe pse e pranon se nji gja e tille asht shume e veshtire.

“Shpresoj qe shpejt kemi me pase nji kosovar ne misione hapsinore me NASA”, thote ajo./Rrokum.TV

Emisioni i plotë:

Shperndaje në: