Ekskluzive: Kqyreni qysh u ba vjedhja e 1 milion eurove në aeroport për 4 minuta!

Report Tv ka sigurue pamje ekskluzive nga momentet e grabitjes në aeroportin e Rinasit ku 3 persona të maskuem dhe të armatosun arritën që me i vjedhë rreth nji milion euro të nji banke të nivelit të dytë në pistë, derisa po transportoheshin nga terminali në avion me destinacion Italinë.

Grabitja asht realizue në vetëm 4 minuta, mbasi në 14:23 minuta kerri futet në aeroport, ndërsa në 14:27 minuta mjeti i kuq tip ‘Benz’ del nga porta.

Simbas raportit të shërbimeve të sigurisë së aeroportit, policia asht lajmërue veç nji minutë mbas grabitjes në 14:28.