Ekskluzive, Lekaj: Jemi takue AAK-VV-Nisma për me i koordinue veprimet për seancën për Demarkacion

Lekaj: Jam i gatshëm me i ndihmue Isa Mustafës për hirë të Kosovës, nëse ja kanë vnue lakun n’fyt

“Deputetet dhe ekspertet tane kane me marre pjese ne debatin shkencor lidhun me Demarkacionin”, keshtu ka thane deputeti i AAK’s, Pal Lekaj ne emsionin Rrokum Roll te Rrokum TV.

Simbas Lekajt, mbas ketij debati, nuk ka me pas prej atyne qe ka me ngrite doren me votue per Demarkacionin.

Argumentet e publikueme se fundi se Demarkacioni asht definue qysh ne Marreveshjen e Kumanoves, ka deshtue dhe kallxon se kjo Qeveri po pregadite ushqim me i helmue qytetaret e Kosoves, ka shtue ne mes tjerash Lekaj.

“Jam ma se i bindun qe Demarkacioni nuk ka me kalue, e them tue u nise nga vetja, sepse nuk kishte mujt askush me m’bind se duhet me votue nji Demarkacion te tille, ku i falet toka e Kosoves nji shteti tjeter”, ka thane ai.

Tue fole per propozimet e fundit qe kjo marreveshje fillimisht me u votue ne Kuvend e mandej me u çue n’arbitrazh, Lekaj ka komentue:

“Marreveshja duhet ma se pari me ardhe ne Kuvend dhe me deshtue, e mandej me formue nji komision qe me i rifillue negociatat me Malin e Zi, assesi nuk mundet me u dergue ne arbitrazh”.

Lekaj paralajemeron qe mos me ardhe puna qe qytetaret me ardhe deri ne Prishtine, sepse atehere, simbas tij, ka me qene vone.