Ekskluzivisht në Rrokum vjen rrëfimi i parë i Ramiz Kelmendit, mbas emnimit të tij në postin e zv.Kryeministrit!

Ramiz Kelmendi, zv.Kryeminister i Kosoves, ne nji interviste ekskluzive per Rrokum Rroll me Fidan Jupollin, ne Televizionin Rrokum, nji dite mbas emnimit te tij ne kete post, ka rrefye gjane e gjate per krejt objektivat, synimet, dhe zhvillimin ekonomik te vendit, tue u zotue se ka me punue vetem per te miren e vendit dhe te qytetareve te saj.

Ai ka thane se, tash asht ne poziten e realizimit te projektit te tij, e ma heret ka qene ne poziten e propozuesit per zhvillimin e vendit.

Kelmendi ka thane se, tue pa mungesen e nji qasje jo te duhun ekonomike ne sektore qeveritare, ka pase nji vullnet qe pervojen e tij menaxheriale ne ekonomi me dhane per zhvillimin ekonomik te vendit.

Zavendeskryeministri  ka thane se, vet pozita asht menaxheriale per me i prezentue idete dhe me nji bashkepunim te mire kane me i kolektue per nji zhvillim sa ma te mire ekonomik.

Kelmendi ka shtue se, kjo pozite ka qene ma shume vullnet per zhvillim ekonomik se sa per avancime apo karriere politike.

Ai ka thane se, Ramiz Kelmendit i asht plotesue deshira per me dhane kontributin e tij per zhvillimin e vendit dhe per me hape vende te reja pune per te rijte e vendit dhe ne baze te tij, perfituesit ma te medhaj kane me qene qytetaret  e Republikes se Kosoves.

Derisa Kelmendi ka thane se ai njihet per qendrimet e tij te buta dhe ekonomike, tue shtue se per me pase zhvillim ekonomik kerkohet nji butesi komunikuese dhe jo nji radikalizem politik.

“Qasja ime ne LDK asht nji obligim qe duhet me qene pjese e LDK’s ngase ky subjekt asht propozuesi me qene ai zavendeskryeminister tue shtue se tash e tutje ka me i zbatue politikat dhe qendrimet e LDK’s”, ka theksue Kelmendi.

Ai ka thane se, territori prej kah vjen, dikun 95% jane pjese e Lidhjes Demokratike te Kosoves, per shkak te Presidentit Rugova.

Pritja ne LDK ka qene jashtezakonisht e vecante, dhe si e tille asht kthye ne familjen e tij, ngase te dy vllaznit e tij jane pjese e LDK’s, ka sqarue Kelmendi.

Kelmendi ka thane se neser e ka aderimin zyrtar ne degen e LDK’s ne Peje dhe se atje asht prite mjaft mire, ku antaresia e gjane i kane urue mireseardhje te madhe.

Ai ka thane se me z. Mustafa ka raporte te shkelqyeshme tue shtue se, ata e kane vleresue si nji afarist te suksesshem dhe nuk kane pa asnji rrezik qe ai mundet me qene ndonji pretendent per poste politike dhe ne kete rast Mustafa asht profesionist dhe komunikimi i tij me ta asht ma i leht, dhe kjo ka me ndikue per ato qellime qe i kane te perbashketa.

Kelmendi ka thane se tash e mbas asht vetem ne sherbim te qytetareve te ketij vendi.

Ai ka thane se, nuk e nderron Pejen me Prishtinen dhe se Rugova i pelqen mjaft shume dhe nuk e nderron me asgja.

Zavendeskryeministri ka thane se, si prioritet ka me qene me u barazue prodhuesit vendor, per me arrite deri te nji balanc me ata te rajonit.

Simbas tij, asht e ditun se krejt presin prej nji afaristi te suksesshem qe sa ma shpejt qytetaret me i preke rezultatet e para dhe ai ka thane se per kete ka me ba te pamundshmen.

Ai ka thane se, gjithmone mendon per shumicen dhe hiq nuk mendon per pakicen, tue shtue se ai mendon per qytetaret dhe jo vetem per interesa personale.

Kelmendi ka thane se rezultatet e tij e bajne perzgjedhes tue thane se LDK ka me qene edhe subjekti i pensionimit te tij, tue kallxue se tash i ka 58 vjet.

Per ma shume kqyreni videon e masiperme.