Ekskluzive: Sot lirohet Nehat Thaçi!

Burime të besueshme te mbrendshme te Televizionit Rrokum, bajnë me dije se sot pritet lirimi nga paraburgimi ne Serbi i Komandantit te Policisë se Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Burimet bajnë me dije se dje asht mbajt seanca e fundit për Nehat Thaçin dhe ai asht shpall i pafajshem.

Lidhun me kete çashtje edhe Tanjugu ka raportue se pjestarë te familjes serbe Milanovic, kanë deklarue se nga shtëpia e tyne ne Kosovë nuk i kishte perzanë Nehat Thaçi.

Këtë e ka ba të ditun edhe avokati i tij Sead Spahic, i cili ka qenë prezent.

“Ky asht nji fakt i drejtpërdrejtë se Nehat Thaçi nuk e ka krye veprën që i ngarkohet dhe na menjiherë mbas marrjes në pyetje të deshmitarëve kemi kërkue me u lirue nga paraburgimi”, citohet të ketë thanë avokati Spahic.

Thaçi asht në paraburgim që nga 28 Shtator, kur u arrestue në bazë të vendimit të Gjykatës së Naltë në Nish për kapjen e tij, nga viti 2010.

Mandej ai u transferue në Beograd, me 10 Tetor, ku u morë në pyetje në Prokurorinë për Krim të Organizuem, e cila ka hapë procedurën kundër tij për veprën penale terrorizëm, gja që ai gjatë intervistimit e ka hedh poshtë.