Ekskluzive: Pal Lekaj i ban publik ne Rrokum Roll kriteret e bllokut opozitar per listen e perbashket

“Sa i perket opozites, na jemi te qendrueshem ne kerekesat tona per largimin e Qeverise, shkaku i dy kauzave te njoftuna per qytetaret e Kosoves. Po e shqyrtojme mundesine per shkuemjen e opozites me nji liste te perbashket ne zgjedhje, por kjo ende asht ne procesin e diskutimit”, tha Pal Lekaj, i ftuem ne Rrokum Roll.

Lekaj permendi edhe disa kritere qe jane diskutue mbrenda opozites:

“Kriteri i pare asht qe AAK dhe VV me i pase 40 deputete, Nisma 20 dhe Shoqnia Civile 10 deputete. Kriteri i dytë asht: kush i prine listes, ka me i pri Parlamentit, ndersa i dyti kandidat ne liste ka me kandidue per Kryeminister”, i kallxoi Lekaj kriteret qe jane disktue.

Moderatori Jupolli, tue ia kujtue deklaratat e Kryeministrit Mustafa, u nderpre nga Lekaj, i cili tha se nuk ka kuptim ma me qene ai Kryeminister i vendit.

“Po shtyhen thuejse kush po e merr bajrakun per me i fale toke Malit te Zi”, tha nder tjera Lekaj, lidhun me marreveshjen e Demarkacionit.

Lekaj shtoi se grupi i eksperteve nuk ishin aq eksperte, sepse qysh tha ai – 2 ishin me karriere diplomatike.

“Nuk iu ka ofrue materiali i duhun”, vleresoi Lekaj. “Me shkue edhe ne Arbitrazh, kur dy Qeverite pajtohen njana me fale toke e tjetra me marre, atehere aty komisioni nuk ka çka me vendose ndryshe”, dhe e ripohoi qe simbas tij Malit te Zi ju kane fale 8.293 hektare.

“”Zotni Meha asht turpi i Kosoves, se kete toke e kane la me gjak, ai nuk duhet me qendrue ne liri”, tha ai.

Lekaj vleresoi se edhe qytetaret e Kosoves e kane kuptue se me kete koalicion nuk shkon ma.

“Ma asht qesharake çdo deklarate e zotni Mustafes”, tha ai per thirrjen per dialog nga Kryeministri.

“Presidenti i vendit veç mundet me caktue daten e zgjedhjeve. Çdo vonese ne kete drejtim na kemi me humb shume edhe si vend edhe si zhvillim ekonomik”, tha Lekaj tue fole per zgjedhjet e jashtezakonshme, per te cilat shtoi se jane te paevitueshme.

“Sa ma para qe te shkojme, aq ma mire asht”, tha ai.

“Zotni Haradinajn nuk e josh pushteti, por vendi”, tha nder tjera ai tue fole per lajmet se Haradinaj ka me hy ne Qeveri.