Ekskluzive: Puçistët kishin në objektiv aeroplanin e Erdogan, por çka ndodhi?!

Avionët luftarakë turq kishin n’objektiv avionin e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan në pamjet e tyne në kulmin e përpjekjes për me rrxue atë, por ata nuk gjuejtën.

Presidenti turk po kthehej nga Stambolli nga nji pushim pranë vendpushimit bregdetar të Marmaris, për shkak se nji fraksion në ushtri kishte nisë nji përpjekje të grusht-shtetit në natën e së Premtes.

“Të paktën dy F-16 e kishin ngacmue aeroplanin e Erdogan, ndërsa ai ishte në ajër dhe rrugës për në Stamboll”, ka thanë nji ish-oficer i ushtrisë për Reuters, transmeton Rrokum.TV.

“Ata mbyllën radarët e tyne në avionin e tij dhe mbi dy F-16 të tjerë për mbrojtjen e tij.”

“Pse ata nuk u dhezën, ky asht nji mister”, shtoi ai.

Nji zyrtar i naltë turk ka konfirmue për Reuters se Gulfstream IV i Presidentit Erdogan u ngacmue, ndërsa fluturonte në Stamboll nga dy F-16 të komanduem nga komplotuesit e grushtit të shtetit.

Nji zyrtar i naltë tha gjithashtu se avioni presidencial kishte qenë “në telashe, në ajër”, por nuk dha hollësi të matejshme. /Independent