Ekskluzive: Ramiz Kelmendi rrefehet per doreheqjen, ofertat, aderimin dhe programin e zhvillimit ekonomik

Ne baze te programit tim te zhvillimit ekonomik, per 4 vjet 200 mije vende te reja pune

 

“Misioni i ri asht mision i mundshem. Une jam afarist, ekonomist i suksesshem, s’kam nevoje me konkurrue per post politik. Disa kane thane se kam ardhe per interesa personale…une e kam rrogen aq te madhe sa 90% e fus ne investime te reja. Ne postin qe kam konkurrue, rroga asht ma e vogel se e nji deputeti”, tha tashma ish-deputeti i PDK’s, Ramiz Kelmendi ne emisionin Rrokum Roll te Televizionit Rrokum.
“Une kisha deshire qe kontributi im te jete ma i shpejte e ma i fuqishem, sepse visioni im ishte i barabarte me krejt ata ekonomista qe i ka LDK”, tha Kelmendi dhe shtoi se LDK ka ma shume ekonomista se sa PDK, partneri i koalicionit, e simbas tij, kjo ka ndikue me u nda Qeveria.

Ishte moskuptim i interesave te mia nga ana e PDK, tha zotni Kelmendi.
“Une kam pase sukses me kompanine time, koleget e mi punojne aty e une veç 2 ore ne dite kam pune…e po due me punue. Nese une due diçka me kontribue, pse me ndejt ne hije, se ata qe jane ne pozite per me kontribue nuk po punojne”, tha Kelmendi.

Ne vazhdim te bisedes, Kelmendi tha se tue i pase synimet e mira, don me i arrite ato te ndonji parti tjeter. E ai u shpreh i bindun se ndryshimet qe i ban kane me u perqafue nga qytetaret.
Kelmendi e konfirmoi se dje asht takue me liderin e AAK’s Ramush Haradinaj, ku theksoi se e ka marre mbeshtetjen e tij per programin e zhvillimit ekonomik te tij.
“Jo, nuk ishte koha e kthimit te pergjegjes…se s’isha i gatshem as per pergjegje negative e as per pozitive”, u pergjegj zotni Kelmendi ne pyetjen se a ka me u kthye ne AAK.

I pyetun nga moderatori Jupolli se a ka qite vija te kuqe, ai tha JO dhe se nuk i pelqen ato.
“S’kam insistue per poste politike, se due me kontribue ne poste ekonomike”.
“E kam nji program shume interesant. Ma s’pari due me i binde qytetaret se me programin tim te gjithe kane me fitue. I kemi qytetaret jo besimtare qe ma nuk po besojne ne zhvillim, as bankat nuk po besojne ne institucione. Deri ne 6 muej duhet gjitheçka me u permbyll sa i perket besimit te qytetarit. Nuk po them se çdo gja ka me u krye me 6 muej, por ato primaret po. I kemi 1.2 milion kredi te padhanuna. E pse nuk jane te dhanun?!! Sepse nuk ka ide! Gjithmone kam mendue per rinine, per gjinine femnore e per punetoret mbi moshen 45 vjeçare”, tha nder tjera deputeti Kelmendi, tue vazhdue me spejgimin e programit te tij per zhvillim ekonomik.

“400 milione asht fondi garantues ku shfrytezohen per me i mbyll kredite e papagueme, e keto quhen kredi te keqija”, tha Kelmendi dhe spjeoi se vlera kreditore e Kosoves duhet me qene 5 deri 6 miliarde.

“S’asht e thanun me dhane kredi, te gjitha kredite qe jepen ne Kosove nuk japin ndryshime. Duhet me ndryshue formen e dhanies se kredive. Ne nji shtet tjeter e kam provue kete program, e ai shtet asht Maqedonia”, tha Kelmendi dhe kallxoi se krejt ky program qe po insiton me u aprovue ne Kosove, tashma asht nga eksperiencat e tij personale.

“Kosoves i mungon nji nderlidhje praktike dhe teorike. Kemi teoreticiente te forte qe i spejgojne çdo dite studentave, por kemi profesora qe as nuk e kane preke praktiken”, tha nder tjera ai, tue kerkue nga profesoret me i spjegue studenteve edhe per kompanite vendore te suksesshme, ne menyre qe studentet me pase perceptimin se edhe kompanite vendore jane te suksesshme, e jo veç ato te huejat.
“Veç neper mexha Kosova fiton 60 milione euro, e shendetesia kishte me u kfille”, sqaroi ai.
Ne vazhdim kur Kelmendi foli per te hyrat e reja ne vend, theksoi se programi i tij u ndertue mbi idene me i ule taksat, e kjo ne fillim per bizniset.
“Kur e nxjerr nji kashte…te dalin gjashte”, e kujtoi fjalen popullore Kelmendi, ku tha se veç me u bazue ne to ka me pase zhvillim ekonomik. Ai e spjegoi kete fjale se kur e ban nji biznis kane me dale 6 te tjera qe kane me te mbeshtete.
Ka mundesi me u hape zona te lira ekonomike pa asnji takse, tha Kelmendi dhe u shpreh i bindun se asnji akter ekonomik s’ka me u dobesue, po veç ka me u forcue. E kjo zone e lire ekonomike, Kelmendi tha se asht e mundun ne menyre matematike.
“Tekstili, kepucat, veprimtaria elektronike, ajo elektrike”, ishin disa nga fushat e ekonomise per te cilat Kelmendi tha se kishin me u zhvillue nga programi i tij.
“Dallimi jone asht se na e kemi qytetarin intelegjent”, tha Kelemendi dhe kallxoi se e ka pa nji kompani te teknikes se bardhe, e cila ishte 1 milion metra katrore ne nji vend ma te pazhvilluem se Kosova.
Ne vazhdim, Kelmendi theksoi se ne takim me dy ambasadore dhe me Enver Hoxhajn, ambasadoret nuk i kane dijte ligjet e biznisit te Kosoves, sepse ashtu si jau kane prezentue politikanet ata s’i kanekuptue. Por kur e kane kuptue, s’kane mujt me besue se çfare ligje nga ma te favorshmet per me ba biznis i ka Kosova. Sidomos biznisi nderkombetar kishte me u ba 100%, tha Kelmendi.

“E keni pa edhe Mimozen, qe ka fole tane kohen per zhvillim ekonomik, por nuk e ka arrite”, konstatoi ai.

Programi dhe vizioni i tij per zhvillimin ekonomik te Kosoves, veç me 4 nji pune vjeçare, garanton me i realizue afer 200 mije vende pune, apeloi krejt ne fund biznismeni Ramiz Kelmendi.