Ekskluzive: Ramush Haradinaj flet në Rrokum Roll për Raportin e Progresit, qeverinë, veteranët, bisedimet dhe çashtje të tjera aktuale

Kryetari i AAK’s, Ramush Haradinaj ka qene i ftuemi ekskluziv i News Show – Rrokum Roll – te Televizionit Rrokum, qe drejtohet nga Fidan Jupolli.

Haradinaj ka komentue pikat e Raportit të Progresit, ku deklaroi se, “Ky raport nuk asht risi, sepse vazhdimisht thuhet e njajta gja, qe ka ngecje, nuk keni perparim, nuk keni reforma te mirefillta. Kete e ndjejn edhe qytetaret e Kosoves, por asht habi qe nuk merren seriozisht keto”, tha Haradinaj.

Ai ka vlersue se ne vazhdimesi po terheqet verejtja permes ketyne raporteve, ku folet edhe per veprime ad-hoc buxhetore, qe e rrezikojne progresin e Kosoves.

Keta qe udheheqin me Kosoven nuk e fatin e tyne te lidhun me perspektiven europiane te Kosoves, prandaj jane indiferente kur i marrin keto raporte. Interesi i tyne asht vec me mbijetue ne pushtet, ka vlersue Haradinaj ne Televizionin Rrokum.

“Asht e kote qe ky pushtet mundet me ndryshue kete gjendje, e vetmja cka duhet me ba keta asht me thane se po shkojme ne zgjedhje”, ka thane kryetari i AAK’s.

Haradinaj ka komentue edhe dy pikat kryesore te vendosuna nga BE, sic jane Demarkacioni dhe lufta kunder korrupcionit.

Haradinaj ka thane se ajo cka ma se shumti po e shkaterron shoqnine kosovare asht pikerisht korrupcioni.

Haradinaj ka fole per rolin e Opozites, tue pranue se, Opozita e gjetun ne nji korrupcion dhe kapje te shtetit e ka pase te veshtire me ba dicka ma mire.

Haradinaj ka akuzue partite ne pushtet dhe i ka quejt ‘karrierista te smute’, raporton Rrokum.TV.

Haradinaj ka komentue edhe cashtjen e pensioneve te veteraneve. Ai ka thane se vet Qeveria e ka krijue problemin e veteraneve, tue shpenzue pamase ne gjana tjera.

“Perderia asht votue ligji ne Parlament, duhet me u zbatue, ose duhet me nderrue ligjin”, vlerson ai.

Haradinaj asht ndale me fole edhe per rastin e vdekjes se Astrit Deharit.

“Asht ndjenje jo e mire qe nji djale i ri me vdek ne kete menyre dhe shteti duhet me na dhane nji pergjigje bindese lidhun me kete cashtje”, ka thane ai.

Nuk folim me Serbine per cashtje te mbrendshme, le ta harrojne krejt, perfshi edhe miqte, ka thane Haradinaj ne Rrokum Roll, tue sqarue se, ky dialog mundet me ndodh vec nese Serbia pranon me na njoft.

Arkitekt i kesaj menyre te dialogut asht Hashim Thaçi dhe nuk ka tjeter, mendon Haradinaj.

Porosia asht shume e qarte, per krejt tue perfshi BE’n dhe Washingtonin, se nuk kam me fole per cashtje te mbrendshme te Kosoves, nese AAK merr pergjegjesi ne Qeveri, ka sigurue Haradinaj ne Televizionin Rrokum.

Ai ka pershkrue gjendjen e Qeverise se tashme:

“ADN se qysh mbrohet shteti, qysh bahet shteti, nuk e gjen te keta njerez ne Qeveri”, thote Haradinaj ne Rrokum Roll, tue shtue se, ADN’ja e tyne asht qysh me nxane naj pozite dhe qysh me i pengue ata qe i pengojne ata.

Ndersa, lidhun me formimin e ushtrise se Kosoves, Haradinaj deklaron:

“Skam qit pengese asnjihere me ba ushtrine, kam humb vota, kam qene per me dhane ulese te rezervueme, cka me kane kushtue me humbje votash”, ka thane Haradinaj ne Televizionin Rrokum, tue shtue se kete e ka ba per unitet.

Sot nuk e kemi ushtrine, thote nder te tjera Haradinaj, tue shtue se, asht perkrahes i nji force te Kosoves, por ADN’n se qysh bahet shteti nuk e gjen te keta qe po udheheqin tash.

Goditja e pare ne Kosove qe asht ba ka qene ndaj meje dhe familjes sime, ka kallxue Haradinaj ne Rrokum Roll.

“Kjo ka ardhe prej grupeve kriminale, te dy paleve, prej sherbimeve te tyne”, thekson ai.

Haradinaj kallxon se i ka thane Sami Lushtakut se, “qysh po ma bajne mue, kane me jau ba edhe juve nji dite”./Rrokum.TV