Ekskluzive: Rrëfehet Arton Muhaxheri: Ky asht vetëm fillimi i dorëheqjeve nga VV…!

“Arsyet e largimit nga Lëvizja Vetëvendosje janë të shumta, si të mbrendshme ashtu edhe të jashtme. Në raportet me opinionin publik, VV s’ka qenë korrekte, edhe kjo asht nji nga arsyet. Kam pasë shumë presion”, kështu tha i ftuemi në Rrokum Roll, Arton Muhaxhiri, tashma nga PDK.

E, presioni, qysh kallxoi Muhaxheri, u ba kur ai e ka dhanë ndonji opionin të tij lidhun me çashtjet ma delikate te vendit. Simbas tij, presioni ka ardhë edhe nga dega në Pejë edhe nga qendra.

“Pse po shkruej, me kend po dal, këto m’i kanë percjellë VV’ja. Ata e kanë paranojë SHIK’un”, tha Muhaxheri tue kallxue për  presionet që i ka ba VV, sa ishte anëtar i Lëvizjes.

Simbas tij, VV ban shantazhe të llojit – “te largoj prej Levizjes”.

Në vazhdim të bisedës, Muhaxheri kallxoi se përpos tij, kanë dhanë dorëheqje edhe shumë të tjerë, jo veç nga dega në Pejë, por nga tana degët, por që largimet i bajnë në heshtje. Ai paralajmeroi se kanë me ndodh edhe largime të tjera.

Në vazhdim, Muhaxheri ka folë për tashma, partinë e tij, PDK’n:

“Mendoj se, PDK asht partia ma stabile në vend, në Pejë çdo vit asht tue shenue ngritje. Jam ndie ma rehat në PDK, sepse ka ndryshue lidershipi, tash ka ardhe Kadri Veseli, besoj se kanë me u ba reformat. Thjesht, asht bindja ime politike, nuk e kam ba për pare, sepse asnjiherë nuk kam përfitue prej partive politike, larg qoftë”, tha ai, rreth arsyeve për aderimin e tij në PDK.

Tue thanë se s’asht largue nga qëndrimet e tij, për marrëveshjen e Demarkacionit dhe ate të Asociacionit, Muhaxheri tha se, palët politike duhet me dialogue nese duen me arritë marreveshje.

“Shqiptarë jemi, pa folë nuk mundemi me u marrë vesh”, ka përfundue Muhaxheri.