Ekskluzive: Rrëfehet Ramiqi për pritën n’Kukës ndaj Ministrit Krasniqi dhe lirimin e Bicajt mbas kidnapimit

Ramiqi: Akuzat ndaj meje per terrorizem jane te ndikueme politikisht, per shkak te rolit tim ne FARK.

Fuad Ramiqi, Levizja Bashkohu ka fole ne Rrokum Roll per aktakuzen e fundit ndaj tij.

Ai ka sqarue se nuk asht i akuzuem per terrorizem, por per thirrje per rezistence.

Ramiqi ka perserite ne Televizonin Rrokum se, “myslimanet ne Kosove, qe nga mbaslufte jane te diskriminuem dhe nuk i gezojne te drejtat e tyne”, andaj atij po i bahen aktakuza per shkak te rolit, qysh thote ai, qe ka ne shoqni.

Ramiqi ka sqarue se, cila ishte deklarata, per te cilen ai akuzohet:

“Nuk kemi me qendrue duerkryq dhe kemi me veprue”, asht deklarata, per te cilen thote se,  nuk ka permend fjalen rezistence, “edhe pse, ka rezistenca te ndryshme, nese e kisha permend”, sqaron Ramiqi.

“Ka individe qe levizin neper vende per me mbledhe fonde qe me luftue Islamin, dhe keta jane fajtoret me te medhaj”, ka thane ai.

Ramiqi ka thane se njeriu i logjikshem nuk e beson lajmin qe ka dhane nji portal se, “une kam lidhje me sherbimin sekret serb”.

Ai jep disa sqarime interesante per periudhen kur ishte ne Shqipni, lidhun me vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit.

“Kemi qene ne kerr dhe pak para se me mberri ne Kukes na kane pregadite nji prite, dhe e kam pa tue e nxjerr kolonel Ahmet Krasniqin nga kerri, njani e ka kap perkrahu dhe tjetri e ka marre revolen e Ahmet Krasniqit”, thote Ramiqi, tue vazhdue se ka vrapue per me pyet se çka po ndodhe, ndersa ata i kane thane se ‘duhet me arrestue Ahmet Krasniqin per armembajtje pa leje’, ndersa une ja kam marre revolen tue thane se, asht e imja dhe jo e kolonelit, derisa mbas nji moment une e kam marre kolonelin dhe e kam fute ne kerr, dhe ju kam thane atyne se ‘une vij ne Polici, ku me kane shajt ne aspekt kombetar e fetar’.

“Me kane thane se kane me m’denue 5 vjet, por nese e sjell ketu Kolonel Krasniqin mundemi me te lirue”, kallxon ma tej Ramiqi.

“Mandej ka intervenue FARK’u dhe jam lirue, mbasi qe kane dhane ultimatum 24 ore per lirimin tim”, thote ai.

Ramiqi kallxon per here te pare per Televizionin Rrokum ne emisionin Rrokum Roll edhe nji ngjarje nga ajo kohe.

“Ministri i Mbrojtjes Halil Bicaj ka qene i kidnapuem ne Bajram Curr, dhe kane kerkue nji shume ne kembim per me lirue, por une mbasi e ndigjova kam shkue me pjesetare te FARK ne hotel dhe e kam nxjerr nga aty te gjalle, derisa ne ato momente ka pase gjuejte sporadike”, ka kallxue Ramiqi.