Ekskluzive: Shaip Muja ban publike idenë e re për Demarkacionin, ‘nesër e protokolloj në Kuvend’

Shaip Muja nga PDK ka fole ne Rrokum Roll per propozimin e tij lidhun me Demarkacionin.

Ai ka thane se i ka besue qysh ne fillim Komisionit Shtetnor, por mandej thote se ka fillue me u interesue ne menyre te pamvarun dhe simbas tij, ai ka gjet fakte dhe ka ndryshue mendimin.

“Qeveria e ka humbe legjitimitetin e vet qe me mbrojt cashtjen e Demarkacionit, ndersa propozimi im asht qe me ardhe fillimisht ne Kuvend dhe me kalue ne komisione, ku kane me marre pjese tana partite” ka sqarue Muja, tue thane se me propozimin e tij mundet me u arrite nji koncensus nacional. Muja thote se kete propozim ka me protokollue neser ne Kuvendin e Kosoves.

“Kufini duhet me u kthye ne Çakorr, sikurse Maja e Zhlebit, sepse jane te dokumentueme dhe krejt keto harta jane te faktueme ne institucionet e Kosoves dhe te ish Republikave te Jugosllavise”, thote Muja.

Ai ka thane se Komisioni Shtetnor ka ba nji delimitim te ri, ne vend qe te bante vetem demarkimin, ne baze te dokumentacionit qe ka egzistue.

“Mali i Zi me kete marreveshje i merr 82 kilometra”, ka thane Muja, andaj duhet demarkim i ri, shton ai.

Muja ka thane se habitet qysh Qeveria po punon aq me zell per me i rrite vlerat e Malit te Zi, tue kundershtue ata qe po ofrojne fakte per Demarkacionin.

Muja ka shpalos ne Televizionin Rrokum ne Rrokum Roll propozimin e tij ekskluziv

“Neser ka me paraqite ne Kuvend, me hy si propozim ne rend te dites, ne menyre qe ta vlersojme kete procedure qe ka zgjate dhe mandej ta dergojme ne forme profesionale me kuota”, thote ai, tue shtue se, kjo ka me u ba ne menyre te qete e jo si ne 3 Gusht ku u ba nji lloj keqperdorimi nga Qeveria, tue thane se, “ju folni, por asnji centimeter nuk po falet”.

“Ne Parlament kane me u votue vetem segmentet, te tjerat kemi me i lane te hapuna qe me u bisedue”, shton ma tej deputeti i PDK’s, tue thane njiashtu se, nuk mungon perkrahja nga nderkombetaret per kete.

Sa i perket kercenimeve te mundshme ndaj deputeteve nga ana e opozites, Muja tha se ai personalisht nuk ka pase ndonji kercenim.

Muja ka thane se, nese sjellet prape i njajti version i Demarkacionit ne Kuvend, ka ma u rrite numri i deputeteve qe kane me kundershtue.

Muja sqaron se Komisioni Shtetnor nuk ka ba cdo gja te keqe, dhe keshtu, pjeset ku kane punue mire, nuk kane me u kontestue gjate procedimit te propozimit te tij ne Kuvend.

“Pamvaresisht gabimeve, askush prej komisionit shtetnor nuk duhet me shkue ne burg”, thote Muja.