Ekskluzive: Zekirija Shabani ofron fakte plotesuese: Te Premten Asociacioni vendose per hapat deri ne kerkim falje te Kryeministrit

“Vet fakti qe e ka thirre ne telefon dhe e ka kercenue, kjo kallxon pasiguri per kolegun”, tha i ftuemi i pare ne Rrokum Roll, Zekirija Shabani.

Ai tha se asht hera e pare ne Kosove qe ndodh nji gja e tille, ndoshta edhe ne rajon.

“Na vazhdimisht i kemi thane kolegeve gazetare me fole e mos me u tute, lidhun me ambientet e tyne te punes”, shtoi ai.

isa

“Viber e ka nji mundesi qe kur e regjistron numrin, ta qet edhe fotografine e pronarit dhe emnin. S’na takon neve me gjykue”, tha Shabani, tue e kallxue telefonin me emnin e Isa Mustafes ne numrin e publikuem edhe nga vet gazetari Vehbi Kajtazi mbrame ne Rrokum Roll. Ai tha vendimi nga AGK per hapat e matejme ka me u publikue t’Premten.

Ne vazhdim te bisedes, tue fole per protesten e sotme, Shabani tha se s’ka qene veç rasti i Vehbise qe e ka shty AGK’n me dale ne rruge, por edhe raste te tjera.

“Sot kemi dale per te gjithe koleget gazetare. Na asnjihere s’kemi me heq dore nga raportimet e shkeljes se te drejtave, si Asociacion kemi me vazhdue me i mbrojte te drejtat e kolegeve te cilet edhe i perfaqesojme”.

Kur nji Kryeminister nuk i respekton institucionet, çka presim prej qytetareve te pakenaqun, – pyeti Shabani.

E tue fole per rastin e Kryeministrit, Shabani tha se ka pase reagime edhe nga Federata Europiane e Gazetareve.

“Heshtja e Kryeministrit asht befasi. Ne vendet demokratike zyrtaret japin doreheqje edhe per gjana ma te vogla… e nuk e di si ka me veprue Kryeministri, por s’asht çudi me dhane doreheqje ai”, vleresoi Shabani.

Ne vazhim ai kallxoi se ka bisedime me gazetaret me bojkotue punen ne Qeverine e Kosoves, por qysh tha ai ende s’ka vendim.

A ka me thane drejtesia fjalen e vet, Shabani tha se shprehet shume skeptik, per arsye se ka shume raste te tjera, per te cilat nuk ka ende vendim perfundimtar.

“Kjo e nenkupton se me ba gazetari ne Kosove asht mjaft rrezik, kur edhe institucionet jane kunder gazetareve”, theksoi ai.