Ekspertë ndërkombëtarë, studim për fatin e ‘Kosova A’

Ekspertët ndërkombëtarë në ditët në vazhdim kanë me ba nji studim rreth fatit të termocentralit “Kosova A” nga i cili mbulon rreth 35 për qind të energjisë, e cila konsumohet në vend.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, e pat ba të ditun se në strategjinë e energjisë ka me qenë e hapun edhe opcioni rreth termocentralit “Kosova A”.

Ai kishte deklarue se në bazë të këtij studimi ka me i kallxue opcionet ma të mira për këtë termocentral, shkruen sot gazeta “Zëri”.

Zyrtarë të Ministrinë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE) kanë thanë se tashma asht diskutue që gjatë viteve 2016-2017 asht e nevojshme të realizohet nji studim, para se me u procedue ma tutje me termocentralin “Kosova A”.

“Në momentin që ka me u iniciue ky studim, duhet të merren në konsideratë çashtjet që tashma janë tue u trajtue në draft-strategjinë e energjisë e që lidhen me sigurimin e furnizimit, hapjen e tregut të energjisë dhe integrimin e tij në nivel të regjionit si dhe obligimeve kontraktuale të marra nga Komuniteti i Energjisë në funksion të respektimit e ambientit kur asht fjala për gjeneruesit e energjisë të bazuem në burime fosile”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë dhanë gazetës.