Ekspertët amerikanë: Organet belge të sigurisë të paafta. U sollën si femi

belget-siguria

Zyrtarët kundër terrorizmit në SHBA kanë kritiku sigurinë belge për paaftësinë e tyne për të parandalu sulmet xhihadiste në Bruksel.

Ekspertët amerikanë mbas hulumtimeve, deklaruen se homologët belg vepruen sikur të ishin ‘femijë’.

Simbas tyne sulmi nuk u parandalu shkaku i papërgjegjësisë.

Në këtë shperthim ku ishin të vramë 34 persona dhe të plagosun 230 të tjerë, policia ka identifiku personat që janë perfshi në këto dy shpërthime, vllaznit Khalid dhe Brahim El Bakraoui.

Khalid El Bakraoui kishte marrë me qira nji apartament në Bruksel që e kishte përdor për sigurimin e Salah Abdeslam që sulmoi në Paris.