Eksperti amerikan: Serbia me njoftë Kosovën para se me hy në BE

Drejtori i Institutit amerikan për çashtjet aktuale botnore, që ka shërbye edhe në misionet ndërkombëtare në Ballkan gjatë dhe mbas luftave, Edward Joseph, ka deklarue se porosia e nënpresidentit amerikan Biden në Prishtinë, për ‘themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe i asht drejtue posaçërisht opozitës në Kosovë”.

N’intervistën për REL, Joseph tha se nënpresidenti Biden e ka ba gjithashtu të qartë se “edhe çashtja e demarkacionit të kufinit me Malin e Zi duhet të zgjidhet përfundimisht pa shtymje dhe pa kundërthanie”.

Edward Joseph, profesor në Shkollën për Studime Ndërkombëtare John Hopkins, tha se kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic me deklaratën e tij se “zgjidhja e vetme për Kosovën, tash për tash, do t’ishte që Qeveria e Serbisë me njoftë pamvarësinë e saj, por këtë nuk mundet me ba”, tregon se ai “i ka porosit qytetarët e Serbisë – se ky asht realiteti me të cilin duhet të perballen”.

Ai tha se dallimet ma të mëdha ndërmjet Beogradit dhe Washingtonit mbeten rreth Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, por shtoi se “hymja e Serbisë në BE ka me kushtëzue me njohjen e pamvarësisë së Kosovës”.

“Gjermania nuk ka me lejue hymjen e Serbisë në BE përpara se ajo me njoftë Kosovën”, tha Joseph në intervistën për REL.