Eksperti i Ballkanit: Qe qysh e sheh tash viziten e Biden’it

James Hooper, ish-diplomat amerikan, ekspert për Ballkanin thekson se fakti që nënpresidenti i Shteteve të Bashkueme mundet me vizitue Serbinë dhe Kosovën pa ndonji atmosferë krize, pa pritje se ai duhet të vijë për me ndalë nji luftë, tregon se sa shumë ka ecë para Ballkani.

Por, Kosova dhe Serbia duhet me kuptue si duhet vizitën e Bidenit.

“Në mungesë të nji krize, vëmendja e madhe e SHBA’ve për rajonin nuk duhet të merret ma si diçka e sigurt, edhe nëse asht fjala për nji mik që i ka marrë gjithmonë seriozisht problemet e rajonit gjatë ditëve të errëta, kur dhuna ishte endemike dhe e ardhmja dukej e zbehtë dhe i cili ka dhanë kontribut të madh për stabilitetin relativ që rajoni tash e ka”, shkruen Hooper për Europën e Lirë.

 

hoper