Eksperti i mafias: Ky asht vendi ma i korruptuem në botë (foto)

‘Nuk asht burokracia, nuk asht policia, nuk asht as politika, por ai i cili asht i korruptuem asht kapitali financiar’.

Britania asht vendi ma i korruptuem në botë, simbas gazetarit Roberto Saviano, i cili kaloi ma shumë se nji dekadë tue ekspozue veprat penale të mafias italiane.

36-vjeçari ka qëndrue nën mbrojtjen e policisë që nga publikimi i shpalljeve mbi anëtarët e Camorra’s, nji degë e fuqishme e mafias napolitane, në vitin 2006.

Ai i tha nji audience në Hay-on-Way: “Nëse do të pyesja se cili asht vendi ma i korruptuem në botë mund të më thonit që asht Afganistani, mbase Greqia, Nigeria, Italia e Jugut dhe unë kisha me ju thanë që asht Mbretnia e Bashkueme.

“Nuk asht burokracia, nuk asht policia, nuk asht politika, por ai i cili asht i korruptuem asht kapitali financiar. 90% e zotnuesve të kapitalit në Londër i kanë zyrat e tyne qendrore në det të hapun”, ka thanë ndër të tjera Saviano.

 

Shperndaje në: