Eksperti i njohun amerikan, Daniel Serwer: Demarkacioni, hap pozitiv, por mundet me destabilizue Kosovën

Eksperti i mirënjohun amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer thotë se Demarkacioni me Malin e Zi mundet me destabilizue Kosovën.

Kjo çashtje mund të ndodhë, edhe pse Serwer vlerëson se Kosova ka çashtje shumë ma të randësishme se sa shënimin e vijës kufitare me shtetin fqij.

“Çdo çashtje mundet me qenë destabilizuese në qoftë se nji lëvizje politike arrin të mobilizoj dhunën për të realizue qëllimet e veta. Ka shumë çashtje ma të randësishme në Kosovë sesa Demarkacionin me Malin e Zi, i cili kurdo që miratohet ka me qenë nji hap pozitiv. Demarkacioni me Malin e Zi ka me qenë nji gja e mirë”, asht shprehë analisti amerikan për balkaneu.com.