Ekspertiza e Triumf Rizës, qe në cilin vend u krye

Trupi gjyqësor vendosi që ekspertiza e bame nga Instituti i Forenzikës në Zagreb asht e pranueshme dhe nuk paraqet konflikt interesi.

Po ashtu mori vendim që për këtë çashtje nuk ka nevojë të bahet superekspertizë.

Mbrojtja e Enver Sekiraqës nuk u pajtu me këtë ekspertizë, ngase rezultatet e saj dolën të ndryshme nga ato kosovare për të njajtën çashtje.

Në Nandor të vitit të kaluem toksikologia kosovare Safete Gashi-Naka në ekspertizën e saj kishte konstatu se ish-polici Triumf Riza në mometin e vdekjes mund të ishte i dehun randë.