Eksporti i Kosovës ka ra në vendet e CEFTA

Agjencia e Statistikave te Kosovë (ASK) ka publikue të dhanat lidhun me rrjedhat e eksportit dhe importit të mallnave për vitin që shkoi, ku të dhanat kallxojnë për nji deficit tregtar në vlerë prej 2,309.3 milionë eurosh, ose shprehun në përqindje, deficiti tregtar ishte ma i naltë për 4.3% krahasue me vitin 2014, tue ba kështu që edhe në këtë vit me qenë bilanc negativ.

Simbas ASK’s, totali i eksporteve në vitin 2015 ishte 325,2 milionë euro, ndërsa i importeve 2,634,6 milionë euro. Eksporti mbulon importin me vetëm 12.3%.

Tue krahasue të dhanat e tregtisë së mallnave për eksportet e vitit 2015 me ato të vitit 2014, simbas ASK’s, pjesëmarrja e eksporteve mbetet pothuejse në nivel të njajtë nga viti i kaluem, me nji rritje vjetore rreth 0.2%.

“Eksportet e Kosovës në vendet e BE’s arritën në 106,0 milionë euro, ose rreth (32.6%) e eksporteve të përgjithshme, me nji rritje prej 8.1%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallnave në BE janë: Belgjika me 7.5%, Italia 6.0%, Gjermania 3.6%, Holanda 2.6% dheBullgaria 2.1%. Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE’s ishin rreth 1,112,8 milionë euro, ose (42.2%) e importeve të përgjithshme, me nji rritje prej 2.9%. Importet me pjesëmarrje ma të naltë ishin nga: Gjermania (11.0%), Italia (8.6%), Greqia (4.2%), Bullgaria (2.7%) dhe Polonia (2.7%). Ndërkaq, gjatë vitit 2015, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA’s, arritën në 123,7 milionë euro, ose 38.0% të eksporteve të përgjithshme, ku kishte ranie prej 2.7%. Partnerët kryesorë për eksport në vendet e CEFTA’s janë: Shqipnia (12.4%), Maqedonia (10.3%), Serbia (9.9%) dhe Mali i zi (3.7%). Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA’s, në vitin 2015, arritën në 769,3 milionë euro, ose 29.2% të importeve të përgjithshme, me nji rritje prej 6.8%. Vendet me pjesëmarrje ma të naltë për import ishin: Serbia (14.5%), Shqipnia (5.8%) dhe Maqedonia (5.5%)”, thuhet në komunikatën e ASK’s.

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 95,4 milionë euro, ose 29.4%. Si partnerë ma të rëndësishëm nga këto vende për eksport janë: India (14.5%), Zvicra (3.6%) dhe Turqia (2.8%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 752,4 milionë euro, ose 28.6%. Vendet me pjesëmarrje ma të naltë për import në këtë grup ishin: Turqia (9.6%) dhe Kina (8.8%).