Ekuador: Shkon në 200 numri i viktimave nga tërmeti

Nji tërmet prej 7.8 shkallë e ka godit bregun e Ekuadorit, në Amerikën Jugore, tue lane të vdekun ma s’paku 233, raporton agjencia e lajmeve AP.

Shifrën për numrin e viktimave e ka konfirmue Presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa, te shtue se ma shumë se 600 persona kanë mbete të lënduem.

Tërmeti që goditi Ekuadorin mbramjen e së Shtunës asht ndi deri në kryeqytetin Quito, rreth 150 kilometra larg epiqendrës së tij, tue shkaktue ndërpremje të energjisë elekrtike dhe mosfunksionim të shërbimeve telefonike.

Në qytetin ma të madh të vendit, Guayaquil, rrënojat u shpërndanë rrugëve dhe disa ndërtesa u rrëzuen pjesërisht.

Presidenti Correa deklaroi emergjencë shtetnore, dhe ndërpreu udhëtimin e planifikuem për në Vatikan.

Qeveria tha se ky tërmet asht ma i keqi që prej viti 1979, ku 600 njerëz patën mbete të vramë e mbi 20 mijë të tjerë të lënduem.