El Mundo: President Thaçi nga kryengritës në njeri që po vendos paqe në Kosovë

Mbas inaugurimit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, mediat spanjolle e kanë quejt Hashim Thaçin nji ish-kryengritës që po vendos paqe në Kosovë.

Ish-komandanti e kishte nis luftën në vendlindje:

“Hashim Thaçi, i cili njihej me nofkën “Gjarpni”, kur gjatë viteve ‘90 luftonte kundër forcave serbe, i priu përpjekjes vendimtare që e lidhte fatin e tij me atë dhe të Kosovës, shtetit që u lind mbas shpalljes së pamvarësisë tetë vjet ma parë”, shkruen El Mundo.

“Me gaz lotsjellës u tentue me u njollos ceremonia solemne presidenciale të Premten që shkoi, dhe në të cilën u konfirmue rezymeja e pasun e Thaçit: udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave të Milosevic’it; Kryeministër në vitit 2008 që e ngriti flamurin e nji shteti të ri në mes të Europës; njeriu i cili dinte me i shtrëngue duert me anmikun për me negociue normalizimin e marrëdhanieve me Serbinë; kryediplomati të cilin e akuzonin për krime lufte tue përfshi trafikimin e organeve”, shkruen El Mundo.

Përballja me të shkuemën:

Thaçi ka mohue akuzat dhe madje e mirëpriti themelimin e nji gjykatë në Hage, e cila do të hetonte akuzat lidhun me të kaluemën e tij.

“Na nuk kemi asgja për me mshefe. Kjo asht nji mundësi për me adresue të shkuemen, me kqyre nga e ardhmja dhe me spjegue se lufta ishte nji luftë e drejtë”, kishte thanë Thaçi për BBC’n.

Lidere të shteteve dhe diplomatë iu bashkuen atij të Premten në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, të cilëve i rrodhën lotët për shkak të gazit lotsjellës.

“Kosova dhe Serbia duhen me kalue në fazën e pajtimit mes dy shteteve”, tha Presidenti 47-vjeçar për agjencinë e lajmeve Reuters. “Kosova nuk i takon nji komuniteti me shumë sesa ndonji komuniteti tjetër. Kosova asht shtet i tane qytetarëve të saj”, deklaroi ai, raporton e përditshmja e njohun spanjolle “El Mundo”.

Paqen po orvatet me ngulfatë opozita nacionaliste, e përqendrueme përreth Vetëvendosjes, që kishte kall ndërtesën e Qeverisë. Nji pjesë e shqiptarëve të këtij vendi të vogël ballkanik e kishte konsiderue si tradhti Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, e cila i kishte dhanë disa të drejta pjesëve të Kosovës më shumicë serbe.

Integrimi në Europë:

Edhe pse ka kalue në periudhë jo të lehtë kur Kosovën, edhe pse e kanë njofte 111 shtete, ende nuk e kanë njoft 5 vende të BE’s, Spanja, Rumania, Greqia, Qipro dhe Sllovakia, përpjekja e pasuksesshme për anëtarësim n’UNESCO, dhe vonesa në heqjen e liberalizimit të vizave, që asht veshtiresue si rezultat i valës së jashtëzakonshme të refugjatëve në Europë, President Thaçi që i priu arritjeve kryesore të shtetit të tij, tash ka me i pri edhe në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

“Objektivi ynë asht integrimi në BE dhe NATO”, ritheksoi Thaçi të Ejten gjatë betimit të tij në Kuvend si President i ri i vendit.

 

hashim