El Pais: Spanja po ju shkakton veshtirësi kosovarëve për viza!

Mosnjohja zyrtare e Kosovës nga disa vende të BE’s dhe nga disa organizata nderkombëtare, i ka denue të rijtë (70 për qind e popullatës janë nën 35 vjet) me izolim, me mungesë lirie të lëvizjes dhe me disa perspektiva ekonomike të frikshme: rreth 60 për qind e të rijve janë të papunë, thonë të dhanat zyrtare.

Spanja, në krye të pesë anëtarëve të BE’s që nuk e njohin pamvarësinë e ish-provincës serbe, asht vendi që ma së shumti ju shkakton veshtirësi kosovarëve për me marrë viza, shkruen gazeta spanjolle El Pais.