Elkos Group – ETC në rastin e Pashkëve mbështet 150 familje

Lideri i ‘ELKOS Group-Etc’ dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, me rastin e Festës së Pashkëve u doli në mbështetje 150 familjeve në nevojë, tue i dhurue 150 pako ushqimore në Kishat Katolike të Pejës dhe Klinës, të cilat kane me u shpërnda për familjet në nevojë.

Pakot përmbajnë produkte të konsumit të nevojshëm si: miell, voe, sheqer, venë, oriz, biskota, puding, e produkte të tjera.
Ky aksion humanitar, iniciativë e Kelmendit, tashma asht ba tradicional.

Kelmendi me këtë rast ka shprehur urimet ma të përzemërta për të gjithë qytetarët e besimit katolik, tue u dëshirue shnet, gëzim në familje dhe mbarësi.

Don Lorenc Sopi, i cili e bani edhe pranimin e këtij donacioni, e ka falenderuar biznismenin dhe deputetin Ramiz Kelmendi, tue e vlerësue naltë mbështetjen e vazhdueshme, kontributin dhe kujdesin e tij.