Elkos Grup ofron praktikë me pagesë për 3 mijë nxanës

Prej sot, nxanësit e shkollave profesionale kanë me krye praktikën në kompaninë “Elkos Grup”.

Kjo marrëveshje asht nënshkrue ndërmjet ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami dhe pronarit të kompanisë “Elkos Grup”, Ramiz Kelmendi.

Simbas ministrit Bajrami, deri tash ka mungue nji praktikë e tillë, ku nxanësve të shkollave profesionale ju ka mungue praktika e punës, ndërsa tha se ka me ba përpjekje që gjysëmvjetori me qenë vetëm praktikë.

Mbas përfundimit të praktikës, Ministri i Arsimit tha po ashtu se vlerësimi i punës së nxansëve ka me u ba në bashkëpunim me arsimtarët dhe mbikqyrësit e kompanisë.

E për pronarin e kompanisë “Elkos Grup”, Ramiz Kelmendi, përveçse ky lloj i praktikës ka me i ndihmue në punën e tyne, mbase tash kur nisin pushimet e punëtorëve, nxanësit kanë me u pague me nji pagë, jo edhe aq simbolike.

Kelmendi tha se kompania që ai drejton, nxanësit dhe stuentët që kallxojnë sukses kanë me i punësue në rrjetet e bizniseve që janë në pronësi të tij.

E ndërsa Ministri Bajrami tha se nxanësit që nuk arrinë me tregue sukses, kanë me u kthye edhe nji herë në shkollë për me marrë aftësi shtesë në punën menaxheriale.

Mirëpo simbas Bajramit, Ministria që ai drejton ka me vazhdue me nënshkrue për punë praktike edhe me kompanitë e tjera që janë në Kosovë.