Elvira Dones: Shqipnia s’asht prone Edi Ramës

Shkrimtarja Elvira Dones e ka sulmue ashpër Qeverinë e Edi Ramës.

Përmes nji statusi në rrjetin social Facebook, Dones shkruen se Shqipnia s’asht pronë e Qeverisë, ndërsa shton se kjo e fundit duhet me ndigjue dhe respektue popullin.

 

Shkrimi i plotë:

Shqipëria nuk është pronë e një grupi mashtruesish.
Qeveria aktuale ka një rrugë të vetme: të degjojë dhe te respektoje ate qe populli po i kërkon dhe për të vetmen arsye për të cilën e votoi.
Nëse ajo që u thuhet shqiptarëve, thuajse çdo ditë, me përçmim, se janë një popull delesh, pa mend, të manipuluar, të paditur, atëhere kjo qeveri le të gjejë një popull tjetër që të kënaqë dëshirën e saj për t’u majmur në kurriz të tij.