Emira Mehmeti, ma e përgjuemja, 1133 përgjime për 2 mijë ditë

Ermira Mehmeti, ish-deputetja e BDI’s ka qenë nji nga politikanet ma të përgjueme gjatë periudhës së kalueme nga DSK. Kjo asht zbulue nga dokumentet e dosjes “Target” që po hetohet nga Prokuroria Publike Speciale në Maqedoni.

Deputetja Ermira Mehmeti asht përgjue 1.133 herë në interval prej 2.095 ditë. Asht përgjue gjithashtu edhe lideri i partisë “Dinjiteti”, Stojance Angelov me 180 procesverbale në interval prej 1.279 ditë, kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski me 183 procesverbale në 389 ditë, profesori universitar i Fakultetit Juridik në UKM, Lubomir Ferckovski me gjithsej 573 procesverbale në interval prej 1.075 ditëve, përcjellë Portalb.

PSP, spjegon se “target” i përgjimeve kanë qenë edhe gazetarët, ku përveç Borjan Jovanovskit, Meri Jordanovskas dhe Goran Mihajllovskit, kanë qenë të përgjuem edhe pronari i TV Kanal 5, Emil Stojmenov me gjithsej 573 procesverbale në interval prej 1.075 ditëve, por edhe ish gazetari dhe pronari i javores “Fokus” Nikolla Mlladenov, me 661 procesverbale në interval prej 1.163 ditë.

Në listë janë gjetë edhe emnat e gazetarëve, Dragan Pavllovic-Llatas me 918 procesverbale në interval prej 1.864 ditë, Olivera Trajkovska me 602 procesverbale në interval prej 1.542 ditë, Aleksandar Comovski me 735 procesverbale në interval prej 1.295 ditë, Katerina Bllazhevska me 918 procesverbale në 1.864 ditë dhe Vasko Evtov me 918 procesverbale në 1.864 ditë.