Emisari gjerman i thotë lamtumirë Prishtinës, qe ku shkon!

Emisari gjerman për Ballkanin, Ernst Reichel, përmes nji postimi në faqen e vet në Facebook, ka njoftu se mbas nji viti qëndrimi në Kosovë, ka ardh koha që ai të largohet dhe ta vazhdojë misionin në Kiev.

Ai i ka falënderu kosovarët për miqësinë e tyne të kandshme, tue postue edhe dy foto të qytetit të Prishtinës.

Qe postimi i tij i plotë:

Lamtumirë Prishtinë. Pas një viti në këtë qytet të mrekullueshëm, dhe katër viteve tjera të ndjekjes nga afër të zhvillimeve nga Berlini, shumë shpejt do të zhvendosem në detyrën time të ardhshme në Kiev.

Faleminderit për miqësinë tuaj të këndshme dhe për shumë, e shumë përvoja të dobishme.