Emnat e deputetëve të LDK’s të cilët kanë me kryesue me komisione parlamentare

Simbas propozimeve të LDK’s, emnat që kanë më udhëheqë komisionet parlamentare e që i takojnë kësaj partie janë Vjosa Osmani, Driton Selmanaj dhe Lumir Abdixhiku.

Deputeti i LDK’s, Armend Zemaj ka thanë për lajmi.net se emnat e përmendun ende nuk janë zyrtarizue mirëpo kjo parti e ka finalizue përzgjedhjen e emnave.

Komisionin për Punë të Jashtme pritet me udhëheqë Vjosa Osmani.

Driton Selmanaj atë për Mbikëqyrje të Financave Publike, ndërsa Lumir Abdixhiku ka me qenë kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa.

Zemaj ka ba të ditun se ai ka me qenë nënkryetar i Komisionit për Integrime Europiane, Lirije Kajtazi, nënkryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Besa Gaxherri, nënkryetare e Komisionit për Bujqësi.

 

Shperndaje në: