Emnat e ri të Qeverisë, Kryeministri s’din asgja

isamustafa

Kryeministri Isa Mustafa, nuk ka ende asgja zyrtare sa i takon plotësimit apo ndryshimit të kabinetit qeveritar.

Ai deklaroi se emnat e ministrave të ri nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës i ka pa vetëm në media, tue shtue se nuk ka me pase riformatim të Qeverisë.

S’ka asgjë të re sa i përket riformatimit të Qeverisë, përpos asaj që edhe unë kam lexuar në media”, ka thënë Mustafa mbas takimit që pati me përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës.

Ndërkohë partia e Kadri Veselit, para disa ditëve ka vendos për emnat e ri që kane me iu bashkue kabinetit të Kryeministrit Mustafa.