Emnat, qe kush janë njerëzit e Donald Trump që kanë me drejtue Amerikën!

Media amerikane njofton se presidenti i zgjedhun Donald Trump ka zgjedh Senatorin republikan nga Alabama, Jeff Sessions për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ekipi i tranzicionit presidencial nuk e ka konfirmue njoftimin, por shumë grupe mediatike citojnë burime në kushte anonimiteti që janë në dijeni të emnimit.

Nuk asht e qartë nëse Senatorit Sessions i asht ba zyrtarisht oferta nga zoti Trump.

Senatori ka qenë që herët nji ndër mbështetësit e Donald Trumpit.

69-vjeçari nga Alabama ka qenë senator që në 1997 dhe ma parë ka qenë prokuror në shtetin e tij.

Prokurori i Përgjithshëm asht autoriteti ma i naltë për zbatimin e ligjit në Shtetet e Bashkueme.

Ai asht kreu i Departamentit të Drejtësisë.

Ndërkaq, nji zyrtar i naltë i ekipit të zotit Trump thotë se presidenti i zgjedhun i ka ofrue Gjeneralit në pension Michael Flynn postin e këshilltarit të sigurisë kombëtare, por ende nuk asht ba nji njoftim zyrtar.

Flynn ka kryesue ma parë Shërbimin e Zbulimit mbrenda Departamentit të Drejtësisë.