“Emni im asht vdekje tradhtarëve – liri Britanisë”

Personi i akuzuem për vrasjen e deputetes britanike, laburistes Jo Cox, doli përpara gjykatës.

Tommy Mair e qelloi për vdekje deputeten 41-vjeçare në rrugë, teksa po shkonte në zyrën e saj elektorale.

Përpara gjykatës, ai u pyet për emnin.

“Emni im asht vdekje tradhtarëve, liri për Britaninë,” deklaroi ai.

52-vjeçari nuk foli ma.

Mediat thonë se ai ka pasë nji histori me probleme mendore.

Ka raportime se ai kishte simpati për lëvizjet neo-naziste.

Deputetja, nanë e dy femive, po bante fushatë që Britania me qendrue në BE.

 

3-vrasjaaa

 

3-vrasjaa

 

deputetja