Këta janë Prorektorët e ri në UP

rektoretup

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të Premten i ka votu pesë anëtarët për Prorektor që i propozoi Rektori Marjan Dema.

Me shumicë votash, u emnuen të pesë Prorektorët e propozuem t’Ejten.

Ekipi i Rektorit të ri të UP’s që u zgjodh muejin e kaluem në krye të institucionit ma të naltë arsimor të vend, do të perbahet nga Naser Sahiti – Prorektor për mësimdhanie, Mryrvete Badiviku – Prorektore për financa, Afrim Hoti – Prorektor për marrëdhanie nderkombëtare, Teuta Pustina- Krasniqi – Prorektore për cilësi, dhe Faton Berisha, Prorektor për shkencë.