Emnohen ministrat e ri nga PDK’ja

Deputetja e deritashme e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, asht emnue Ministre e Integrimeve Europiane, kurse Ferat Shala, që deri tash ishte zavendësministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, asht pozicionue në krye të kësaj ministrie, njofton Klan Kosova.

Burime mbrenda Partisë Demokratike të Kosovës kanë konfirmue këta dy emna për Klan Kosovën si ministra të ri në Qeverinë e Kosovës, në kuadër të riformatimit të Egzekutivit.

Deliu-Kodra në postin e ri e zavendëson Bekim Çollakun, i cili dha dorëheqje nga kreu i kësaj ministrie dhe mandej iu bashkue kabinetit të Presidentit Hashim Thaçi, si këshilltar i naltë.

Ndërsa, Ferat Shala, emnohet ministër mbasi tash e disa javë e udhëheqë këtë ministri, në mungesë të ish-ministrit Ferid Agani, që dha dorëheqje mbasi filloi nji hetim gjyqësor ndaj ti.