Emnohet ekipi menaxhues për themelimin e ASK’s, kush janë!

Në bazë të marrëveshjes së arritun në kuadër të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, Qeveria e Kosova ka themelue ekipin menaxhues për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ky vendim asht konfirmue nga vet anëtarët e emnuem të këtij ekipi në përbamje, Vinka Radosavlevic, Igor Kallamar, Dejan Radojkovic dhe Svetisllav Durllevic.

Ky ekip ka nis punën në hartimin e statutit të Asociacionit, mbi bazën e të cilit ka me u themelue ky trup që do të mbledh dhetë komunat me shumicë serbe.

“Na jemi të kënaqun me vendimin final të Hashim Thaçit dhe kryeministrit Mustafa që ma në fund, procesi i formimit të Asociacionit ka nisë nga pika zero. Na kemi ardh në Bruksel për me i njoftue bashkëbiseduesit tanë dhe opinionin nderkombëtar me vizionin e nji realiteti të ri, pozitiv në Kosovë që do të merren nga themelimi i Asociacionit”, thuhet në deklaratën për media të këtij ekipi.

“Të drejtat kolektive politike të serbëve në Kosovë jenë themelue plotësisht ma në fund me këtë vendim”, vijon deklarata.

Tutje, theksohet se mbas themelimit të Asociacionit do të krijohen parakushtet e nevojshme për kthimin e mija serbëve në komunat me shumicë serbe, por edhe në vende të tjera në Kosovë.

Ky ekip menaxhues asht prezentue të Merkurën dhe të Ejten në Bruksel, ka konfirmue ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Ljubomir Maric, i cili asht edhe koordinator i krejt aktiviteteve nga ekipi, me institucionet e tjera.