Ende janë 91 fëmi të zhdukun nga lufta e fundit

Kryetari i Shoqatës së Personave të Pagjetun në Mitrovicë, Bajram Qerkini, thotë se nga lufta e fundit, nga kjo komunë, 9 fëmi të moshës së mitun mungojnë ende.

Qerkini që nuk banë të ditun emnat e fëmive me kërkesë të familjareve, thotë se fëmit e zhdukun trajtohen si nji kategori tjetër, për dallim nga ata që në luftë ishin zhdukë nga serbët në moshë madhore.

Por, numri i atyne që Serbia i ka zhdukë pa gjurmë në tanë Kosovën del me qenë goxha i madh.

Të zhdukun vetëm nga viti 1999, simbs kryetarit të komisionit të pagjetunve, Prenk Gjetaj janë 91 fëmi.