Ende s’dihen autorët e sulmit mbi ndertesën e Kuvendit

Ende nuk janë zbardh motivet e sulmit mbi ndertesën e Kuvendi të Kosovës dhe autorët e këtij sulmi.

Zadhanësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka ba të ditun për REL se janë tue punue në mënyrë të vazhdueshme për zbardhjen e sulmit mbi ndertesën e Kuvendit, që ndodhi ditë ma parë.

“Policia e Kosovës asht tue vazhdue hetimet, përderisa tue vlerësue faktet, rrethanat dhe kohën në të cilën ka ndodh sulmi, përveç trajtimit profesional të deshmive që janë gjetë, policia ka ofrue edhe nji shpërblim prej 10,000 eurosh për cilindo qytetar që ka sado pak informacione që mund të çon në kapjen sa ma të shpejtë të kryesve të këtij akti kriminal”, thotë Hoxha.

Policia e Kosovës simbas tij, asht e përkushtueme në garantimin e zbatimit të ligjit dhe do të perdorë krejt mjetet dhe procedurat e ligjshme për kapjen e kryesve të akteve kriminale”.

Sulmi mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ashtu si kishte njoftue Policia e Kosovës, ishte ba me mortajë dore në levizje me motoçikletë nga dy persona, të cilët braktisën mjetin transportues, tue e djeg atë dhe ikën në kambë në drejtim të panjohun.

Shpërthimi kishte ndodh në kohën kur kishte lëvizje të qytetarëve në shëtitoren e qytetit të Prishtinës.